Takim me OJQ nga rajoni

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor (QZHRPJP) për përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet QZHRPJP dhe sektorit joqeveritar nëpërmjet vendosjes së partneritetit të ndërsjellët organizoi tre takime në tre mikro rajone (më 2 nëntor në Dibër, më 3 nëntor në Kërçovë dhe me 4 nëntor në Strugë) me OJQ nga 13 komuna të cilat i mbulon ky rajon. Ishin të ftuar OJQ të cilat janë aktive dhe punojnë në drejtim të ekologjisë dhe mbrojtjes së ambientit, mbrojtje sociale, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm, turizëm, kulturë dhe zhvillim rural.

 

NGO1.gif NGO3
NGO2 NGO4

 

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të informohen OJQ për qëllimet e zhvillimit rajonal, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve të ndryshëm të zhvillimit rajonal me shoqërinë civile dhe përmirësimi i komunikimit dhe shfrytëzim të gjitha mundësive të cilat ofrohen në rajonin Jugperëndimor.

Rekomandimet që dolën nga këto takime ishin: ngritja e kapaciteteve të OJQ për shfrytëzim të IPA fondeve, lobimi deri te komunat për sigurimin e mjeteve financiare të cilat do të shfrytëzohen për koofinancim në projekte ndërkufitare, rrjetëzim të OJQ dhe të tjera.

Rekomandimet të cilat dolën nga takimet me OJQ paraqesin reflektim të respektimit të vlerave të larta dhe mundësi për sektorin civil të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin rajonal, si dhe mbështetje në transparencën e QZHRPJP.

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион