Për rajonin

 

Rajoni planor Jugperëndimor është një nga tetë rajonet në kuadër të Republikës së Maqedonisë, dhe në të bëjnë pjesë të 9-të komunat: Debërc, Dibër, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Plasnicë, Qendra Zhupë, Strugë dhe Vevçan.

 

Relievi në rajonin jugperëndimor është malor dhe luginor. Mbisundojnë male të larta me lartësi mbidetare mbi 2000 m. Lugina më e madhe në rajon është lugina e Ohrit-Strugës e cila ndodhet midis malit Jabllanicë dhe Galiçicë, dhe e cila në njërën pjesë është e mbushur me Liqenin e Ohrit. Rajoni është karakteristik për shpellat e mrekullueshme duke marrë parasysh përbërjen gëlqerore të maleve. Rajoni është i pasur me liqene natyrale, artificiale dhe akullnajore, dhe një nga më të pyjëzuarat në Republikën e Maqedonisë.

 

Në territorin prej 3.340 km , në 286 vendbanime, jetojnë gjithsej 222.064 banorë, nga të cilët 50.15 për qind janë meshkuj. Llogaritja për vitin 2006 është se në Republikën e Maqedonisë jetojnë 2.048.619 banorë, çka do të thotë se në territorin e rajonit planor Jugperëndimor jeton 10.83 për qind e popullatës së përgjithshme në shtet. Megjithatë, duke marrë parasysh shpërndarjen e banorëve në kuadër të rajonit Jugperëndimor është karakteristike diferenca e madhe ndër komunale dhe diferenca ndërmjet vendbanimeve. Në tre komuna nga rajoni - Strugë, Ohër dhe Kërçovë jeton 79,19 për qind nga popullata e këtij rajoni. Dendësia mesatare e popullsisë në nivel shtetëror është 81,3 banorë, ndërsa në rajonin Jugperëndimor 66,4 në një kilometër.

Numri i përgjithshëm i subjekteve afariste në rajonin planor Jugperëndimor është 11.696 nga të cilat vetëm 6.484 janë aktive. PBB per capita në rajon është 1.807 euro. VSHB në nivel të rajonit është 21.033 milion denarë. Pjesëmarrje më të madhe në krijimin e VSHB në rajonin planor Jugperëndimor ka industria dhe energjetika, tregtia, hotelet dhe restorantet dhe komunikacioni, sektori financiar, bujqësia dhe peshkimi dhe veprimtari të tjera shërbyese. Pjesëmarrja e rajonit jugperëndimor në krijimin e PBB në nivel shtetëror është 6.9%, kurse në rajonin e Shkupit 48.5%.

 

Rajoni disponon me tokë bujqësore prej 103.373 hektar, prej të cilit më pak se 50 për qind është tokë e punueshme, gjegjësisht 50.667 hektar. Pjesa tjetër i përket kullosave. Sipërfaqja e përgjithshme bujqësore në Maqedoni është 1.077.235 hektar, çka do të thotë së në rajonin jugperëndimor shtrihet 9.5 për qind prej sipërfaqes së përgjithshme të punueshme në nivel nacional.

 

Në rajon më së shumti prodhohet misri, gruri dhe patatet, ndërsa nga pemëtaria më së shumti janë mbjell mollë, kumbulla, dardha dhe qershi.

 

Degë e rëndësishme në rajon është turizmi duke marrë parasysh faktin se nga numri i përgjithshëm i dhomave në nivel nacional - 26.503, ku 16.400 ose 61.87 për qind janë në territorin të këtij rajoni. Numri më i madh i tyre janë në të dy qendrat më të rëndësishme turistike të shtetit - Ohër dhe Strugë, të cilat shtrihen në bregun e një ndër liqeneve më të vjetra në Evropë, por edhe në botë - Liqeni i Ohrid. Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve në nivel vjetor që vinë në shtetin tonë, 46.6 për qind vendosen në vendbanimet e rajonit Jugperëndimor. Mesatarisht, në nivel vjetor realizohen afër 1.300.000 bujtje nga vizitorë të vendit dhe të jashtëm, çka përfshin 65 për qind nga bujtjet e përgjithshme që realizohen në nivel të vendit.

 

Rajoni jugperëndimor perspektivat e veta për zhvillim të mëtutjeshme i shikon në avancimin e turizmit klasik dhe zhvillimin e formave alternative, siç janë turizmi dimëror, shëndetësor, manastiror, turizmin e banjave termale dhe agro-turizmin. Duke e marrë parasysh që i gjithë rajoni nuk është i ndotur , ekzistojnë potenciale të mëdha për prodhimin e ushqimit organik.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor