Për qendrën

 

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor i kryen punët profesionale të cilat janë të një rëndësie të madhe për rajonin. Sipas Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal selia është në komunën e cila ka numër më të madh banorësh, dhe në rastin konkret është Struga.

 

Detyra kryesore e kësaj trupe profesionale është të përgatisë Programin për zhvillim të rajonit, në bashkëpunim me publikun profesional dhe shkencor, si dhe planet aksionale për realizimin e atij Programi. Aktivitetet kryesore zgjidhen me përgatitjen dhe implementimin e projekteve. Përveç kësaj Qendra për zhvillim i është kushtuar forcimit të bashkëpunimit ndër komunal, dhe bën promovimin e mundësive zhvilluese të rajonit. Me rëndësi është të theksohet mundësia për bashkëpunim me qeveritë rajonale nga vendet e tjera, se një nga përcaktimet themelore të EU është forcimi i zhvillimit rajonal.

 

Bashkëpunon me komunat e rajonit dhe i ndihmon në sigurimin e ndihmës teknike dhe profesionale gjatë përgatitjes së programeve të tyre për zhvillim, si dhe shoqatave të qytetarëve gjatë përgatitjes së projekteve nga sfera e hvillimit rajonal.
Puna e Qendrës është e lidhur ngushtë me Këshillin për zhvillim rajonal të rajonit planor Jugperëndimor, për nevojat e të cilit i kryen punët profesionale dhe administrative.
Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor është themeluar nga 13 komunat e këtij rajoni planor me vendim të Këshillave, të sjellura gjatë vitit 2008. Nga 1 korriku i vitit 2009 ekipi i Qendrës filloi me punët operative. Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor ka 5 të punësuar: udhëheqës, tre projekt kordinatorë dhe administrator.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor