Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik në RPJP - 2017

 


 


Qëllimi i projektit

Zvogëlimi i shpenzimeve të energjisë elektrike dhe për ngrohje përmes ndërrimit të dritareve, izolimit të pullazeve dhe ndërtimit të fasadave të jashtme është qëllimi kryesor i projektit i realizuar në tetë objekte publike në komunat Strugë - SHFK "Vëllezërit Milladinovci" dhe Zyrat administrative të Qendrës për zhvillim, Vevqan - IPKF "Planinski cvet" dhe Shtëpisë së kulturës, Kërçovë - Objekti administrativ i komunës, Qendër Zhupë - SHFK "Mustafa Kemal Ataturk" dhe SHMK "Ata", Debërc - SHF në fshatin Botun, Ohër - IPKF "Jasna Risteska - Razvigorçe".

 

Realizimi i aktiviteteve të projektit në tetë objektet e lartëpërmendura në rajon në masë të madhe i zvogëloi shpenzimet e energjisë, dhe me atë edhe shpenzimet e këtyre objekteve arsimore. Gjithashtu, në masë të madhe janë përmirësuar  edhe kushtet për mësim në shkollat e përmendura në Strugë, Qendër Zhupë dhe Debërc, si dhe kushtet për strehim ditor të fëmijëve në kopshtet në Ohër dhe Vevqan dhe objektet tjera publike të përfshira në projekt.  Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2017.

 


Rezultatet e projektit

- Furnizimi dhe montimi i sistemit për ngrohje dhe rikonstruktimi i kaldajës në SHFK "Vëllezërit Milladinovci" - Komuna e Strugës;

- Rikonstruktimi i zyrave administrative të Qendrës ër zhvillim të RPJP;

- Rikonstruktimi i kopshtit të fëmijëve "Razvigorçe" në Komunën e Ohrit;

- Ndërrimi i ritareve dhe dyerve të vjetra me të reja nga PVC në Komunën e Kërçovës;

- Rikonstruktimi dhe izolimi i pullazit në Komunën e Vevqanit;

- Furnizimi dhe montimi i sistemit fotovoltaik në çerdhen "Planinski cvet" - Komuna e Vevqanit

- Përpunimi i fasadës së jashtme në SHFK "Mustafa Kemal Ataturk" dhe SHMK "Ata" - Komuna e Qendër Zhupës;

- Rikonstruktimi dhe izolimi i SHF në Komunën e Debërcës;

 


Kohëzgjatja 6 muaj

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor