PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT PËR VENDOSJEN E SISTEMIT TË INTEGRUAR DHE FINANCIARISHT TË VETË QËNDRUESHËM PËR MENAXHIM ME MBETURINA NË RAJONIN E PELLAGONISË, JUGPERËDNIMOR, VARDARIT DHE SHKUPIT

Gjatë vitit 2016 u mbajtën tre takime pune konsultative me të gjithë palët e interesuara nga rajoni planor Jugperëndimor dhe u mbajtën prezantime publike për Planin rajonal për menaxhim me mbeturina dhe Vlerësimi strategjik për ndikimin mbi ambientin jetësor në nivel mikro rajonal - Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Poashtu, dy herë u përgatitën raporte ad-hoc, si paraprirës, i Planit rajonal për menaxhim me mbeturina dhe të Studimit të fizibilitetit të sistemit për menaxhimin e integruar i mbeturinave. Për përgatitjen e dokumenteve të lartëpërmendura ekipi projektues bëri një analizë të plotë të dokumentacionit egzistues, analizë të punës së ndërmarrjeve publike komunale egzistuese, vizita në teren të deponive egzistuese, matja e mbeturinave të deponuara dhe analiza e strukturës së mbeturinave, analizë të strukturës gjeologjike të lokacioneve potenciale për deponinë rajonale. Deri në fund të vitit 2017 duhet të përpunohen dokumentet kyçe që të mund të fillojë ndërtimi i sistemit për menaxhim të integruar me mbeturinat në rajonin planor Jugperëndimor, për të cilat nevojiten 27 milion euro.

 

Projekti është i inicuar nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor, në kornizat e instrumenteve IPA dhe i implementuar nga ana e operatorit ekonomik- konsorciumi ENVIRPLANS S.A. (lider)- LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd.

 

Rezultatet

 

- Analiza e dokumenteve strategjike nacionale, rajonale dhe lokale

- U organizuan tre takime pune me palët e interesuara

- Vizita në teren, matja e mbeturinave, analizë e strukturës së mbeturinave

- U përgatitën dy raporte ad-hoc

- U përgatit një plan rajonal për udhëheqjen me mbeturinat në RPJP

- U përgatit Vlerësimi strategjik për ndikimin në ambientin jetësor, gjatë 1 muaji u vendos në shqyrtim publik para qytetarëve

- Prezentacione dhe debate publike për Planin rajonal për menaxhim me mbeturinat dhe Vlerësimin strategjik për ndikimin mbi ambientin jetësor

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor