PËRGATITJA E PLANEVE URBANISTIKE PËR VENDET E BANUARA - FSHATRAT

 

Partnerë të projektit janë komuna e Strugës, Qendrës së Zhupës dhe Debërcës për të cilat përpunohen plane urbanistike për fshatra - në tetë vendbanime me sipërfaqe totale prej 491 hektar. Gjatë vitit 2016 janë përpunuar elaborate gjodezike dhe u azhoruan baza gjeodezike. Gjithashtu, në agjencinë e kadastrit të patundshmërive u krye vërtetimi i planeve për komunën e Debërcës, PUF Trebenishta, PUF Orovnik, PUF Gorenc, për komunën e Strugës, PUF Labunisht, PUF Kalisht dhe komuna e Qëndrës së Zhupës- PUF Balanc dhe PUF Zhitineni. Projekti u financua përmes Programit për përkrahje financiare të zhvillim rural për vitin 2015, përmes masës 322- Ripërtrim dhe zhvillim të fshatrave

 

Rezultatet

 

- U organizuan 3 takime pune me përfaqësues të komunave partnere

- U përpunuan elaborate gjeodezike dhe u azhoruan baza gjeodezike për 491 hektar

- U vërtetuan në Agjencinë e kadastrit për patundshmëri 3 PUF për komunën e Debërcës

- U vërtetuan në Agjencinë e kadastrit për patundshmëri 3 PUF për komunën e Strugës

- U vërtetuan në Agjencinë e kadastrit për patundshmëri 3 PUF për komunën e Qendrës së Zhupës

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor