ZHVILLIMI I KAPACITETEVE PËR SIPËRMARRJE

 

Qendër biznesi për përkrahje dhe shërbime këshillë dhënëse për sektorin NVM në rajonin planor Jugperëndimor solli  një Program rajonal dhe një Plan aksionar për zhvillim dhe përkrahje të bashkësisë për biznes. Një nga prioritetet e përcaktuara është promovimi dhe përkrahja e sipërmarrjes në rajonin planor Jugperëndimor, me theks të posaçëm të sipërmarrjes së gjinisë femërore. Me qëllim të nxiten femrat të cilat nuk janë në marrëdhënie pune nga Rajoni të fillojnë biznes të tyre u organizuan dy trajnime 5 ditore, të cilat i mbaruan me sukses 41 femra nga mikrorajoni i Strugës dhe Kërçovës. Si aktivitet final u organizua një ceremoni solemne ku u ndanë çertifikata të gjithë pjesmarrëseve dhe u krye dhe prezantimi i biznis ideve më të suksesshme. Aktiviteti është pjesë i projektit "Zgjidhje inovative për qasje më të mirë të shërbimeve në nivel lokal" financuar nga MVL dhe UNDP.

 

Rezultatet

 

- U realizuan suksesshëm dy trajnime pesë ditore

- 41 pjesëmarrëse i mabruan me sukses trajnimet për sipërmarrje

- U organizua një ceremoni solemne për ndarjen e çertifikatave

- U përgatit doracak për sipërmarrje dhe u krye shpërndarja tek pjesëmarrësit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor