STRATEGJIA RAJONALE PËR INOVACIONE

 

Strategjinë e përpunoi një ekip ekspertësh me qëllim të nxisë dhe të zmadhojë inovacionin në rajon. Fokusi kyç i strategjisë është zmadhimi i konkurrencës së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme rajonale dhe lokale në drejtim të ndërtimit të ekonomisë bazuar në dije, përmes përforcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit mes qendrave hulumtuese, biznesit, administratës dhe sektorit joqeveritar. Në kornizat e strategjisë është përpunuar edhe Plan aksionar trevjeçar për periudhën 2017-2020 në të cilin janë definuar aktivitete konkrete projektuese.

 

Strategjija është përpunuar si pjesë e projektit "Zgjerimi i funksioneve të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore në drejtim të zbatimit të aktiviteteve/ shërbimeve për përkrahje të sektorit privat" i cili u përkrah financiarisht nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Programit të GIZ LEIVV- it.

 

Rezultatet

 

-U analizuan 13 dokumente strategjike

-U organizuan 2 takime këshillëdhënëse  me 45 përfaqësues nga palët e interesuara

-U mbajtën 3 vizita këshilldhënëse në komuna

-U dërguan 300 pyetësorë, u plotësuan dhe u analizuan 36 pyetësorë

-U përpunua Strategjija rajonale për inovacione

-U përpunua Plan aksionar

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor