BIZNES QENDRA - zgjërimi i funksioneve të Qendrave për zhvillim në rajonet planore në drejtim të zbatimit të aktiviteteve/shërbimeve për përkrahje të sektorit privat

Qëllimi kryesor është rritja e konkurrencës të rajoneve planore përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si edhe të sipërmarrjeve. Në fazën e parë të implementimit të projektit që u zhvillua në periudhën prej fillimit të nëntorit të vitit 2014 deri në fund të muajit shtator të vitit 2015 u relaizuan aktivitetet në vijim: u përpunua baza e të dhënave elektronike rajonale për institucione dhe firma të cilat ofrojnë shërbime për zhvillim të sektorit privat; U përpunua baza e të dhënave rajonale elektronike për lokacionet e disponueshme "greenfield" dhe "brownfield"; U përpunua Doracaku për investitorë duke kyçur qëllime strategjike të rajonit në drejtim të zhvillimit të sektorëve të përcaktuar dhe kontakteve me dërguesit e shërbimeve për përkrahje të investitorëve potencial; Përmbledhja e zonave të lira industriale në nivel të rajonit planor duke kyqur të gjitha zonat industriale të cilat janë pjesë të rajonit dhe karakteristikat e tyre; U përpunua dhe u publikua Programi për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin Jugperëndimor me Plan aksionar dhe Strategjinë për komunikim; u përpunua UEB Portali interaktiv për investim në rajon www.investinsouthwest.mk në të cilin janë futur baza të të dhënave elektronike të cilat janë krijuar me Doracakun për investime. Të gjitha produktet projektuese janë në tre verzione gjuhësore - maqedone, shqipe dhe angleze.

Pranë kësaj u organizuan katër takime informative në Strugë në të cilat u prezantuan mundësitë për financimin e sektorit privat përmes programeve të shumta nga burimet nacionale dhe ndërkombëtare për financim. Gjithashtu, u organizuan dy trajnime prej të cilëve njëri në Kërçovë me temë "Programi i Horizontit UE 2020 - mjet për konkurrencë" dhe i dyti trajnim treditor i mbajtur në Strugë, përkushtuar përfaqësuesve të komunave për zbatim praktik të Softverit ArcGIS. Është realizuar edhe trajnimi për Menaxhim me tokën ndërtimore dhe Planifikim hapësinor, i mbajtur në Kërçovë gjatë tetorit të vitit 2015. Në trajnim morrën pjesë pjesëmarrës nga komunat e rajonit planor Jugperëndimor dhe të Pollogut. Projekti u realizua me përkrahje financiare të Minsitrisë për vetëqeversije lokale dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara UNDP në Shkup.

Rezultatet

- U organizuan katër takime informative dhe dy trajnime për 215 përfaqësues nga sektori i biznesit

- U përpunua dhe u publikua Programi për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me Plan aksionar dhe Strategji për komunikim në tre gjuhë maqedone, shqipe dhe angleze

- U përpunua dhe u publikua Doracak për investitorë me përmbledhje të zonave të lira industriale në tre gjuhë maqedone, shqipe dhe angleze

- U përpunua dhe u publikua UEB Portali interaktiv për investim në rajon www.investinsouthwest.mk

- U realizua trajnim për Menaxhim me tokat ndërtimore dhe Planifikimi hapësinor në të cilën morrën pjesë aktivisht 46 pjesëmarrës nga komunat e rajonit planor Jugperëndimor dhe të Pollogut

- U përmirësuan kushtet për udhëheqje të biznesit për 6770 ndërmarrje aktive të vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëndimor

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor