DOKUMENTACIONI TEKNIK PËR MBINDËRTIMN E SPUZ VRANISHTË, ZGJERIMIN E SISTEMIT TË KOLEKTORIT PËR MBROJTJEN E LIQENIT TË OHRIT DHE NDARJEN E UJËRAVE TË FEKALE NGA ATO ATMOSFERIKE NË QYTETIN E OHRIT DHE STRUGËS

Qendra për zhvillim të RPJP, në periudhën e kaluar përgatiti Studim mbi grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në rrjedhjën e Drinit të Zi (Strugë- Dibër), Studim mbi grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza prej në Gradishte deri në Shën Naum (Ohër), Projekti themelor për ndërtimin e kolektorëve prej në Kalisht deri në Radozhdë (Strugë) dhe Projekti themelor për kanalizim të fekaleve në Vevçan dhe rrethinën e Strugës, me përkrahje financiare nga Qeveria e RM, përmes Programeve për ZHBR dhe fondeve donatore nga Programi GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Dokumentet e përpunuara janë në nivel të lartë teknik dhe në pajtim me direktivat e BE-së, dhe të njëjtat u dërguan dhe u prezantuan në Ministrinë e ambienit jetësor dhe planifikimin hapësinor. Mbi bazë të këtyre dokumenteve u aprovuan 10 milion euro nga ana e Delgacionit të BE-së në Maqedoni përmes Komponentës IPA 3 për zhvillim rajonal, me të cilat u përgatit dokumentacioni i nevojshëm teknik plotësuese. Në fazen e dytë duhet procesuar në mbindërtimin e stacionit ekzistues të pastrimit të ujërave të zeza në Vranishtë, ndërtimin i kolektorit perëndimor prej në Kalishtë deri në Radozhdë, dhe ndarjen e kanalizimit fekal prej atyre atmosferik në Ohër dhe Strugë.

Qendra për zhvillim të RPJP ishte pjesë e grupit punues për implementimin e këtij projekti dhe aktivisht merr pjesë në takimet punë bashkë me ekipin ekspert dhe përfaqësuesit nga MAJPH, komunën e Ohrit, Strugës dhe Vevçanit dhe ndërmarrjeve të tyre publike. Në përputhje të dinamikës për realizimin e projektit, mbindërtimi i SPUZ në Vranishtë dhe ndërtimi i kolektorit perëndimor prej në Kalishtë deri në Radozhdë duhej të ishin të kryera deri në fund të vitit 2017. Për shkak të afateve të shkurtra krijimi u anulua për periudhën e ardhshme me fonde nga komponenta e re IPA 2.

 

 

Rezultatet

- U përgatit dokumentacioni i nevojshëm teknik në pajtim me standardet e BE-së (Studimi i fizibilitetit, Analizë e shpenzimeve dhe fitimeve, projekte themelore me revizion dhe dokumentacion komplet plotësues)

- U organizuan gjashtë takime pune në Strugë, Ohër dhe Shkup me përfaqësues nga ekipi ekspert, MAJPH, Komunës së Strugës, Ohrit dhe Vevçanit dhe NPK "PROAQUA"

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor