PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT TEKNIK DHE NDËRTIMI I SISTEMIT PËR GRUMBULLIMIN DHE TRAJTIMIN E UJËRAVE TË ZEZA NË KËRÇOVË

Qendra për zhvillim të RPJP, viteve të fundit, përgatiti një Studim për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në mikro rajonin e Kërçovës me përkrahje financiare të Qeverisë së RM, përmes Programeve për ZHBR. Gjithashtu me përkrahje të GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim është përgatitur analiza e shpenzimeve dhe fitimeve të sistemit për grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza. Të dy  dokumentet u përpunuan në pajtim me standardet e BE-së dhe të njëjtat janë përkthyer në gjuhën angleze.

Mbi bazë të këtyre dokumenteve që u prezantuan dhe u dërguan në Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, u aprovuan 10 milion euro nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni, përmes Komponentës IPA 3 për zhvillim rajonal. Me fondet e lëshuara u përgatit dokumentacioni i nevojshëm plotësues teknik, me çka pati qasje në ndërtimin e sistemit.

Qendra për zhvillim të RPJP është pjesë e grupit punues për implemtimin dhe merr pjesë aktivisht në takimet e punës së ekipit të ekspertëve bashkë me përfaqësuesit nga komuna e Kërçovës dhe ndërmarrjet publike.

 

Rezultatet

- U përgatit dokumentacioni i nevojshëm teknik në pajtim me standardet e BE-së

- U përgatit dokumentacioni i prokurorimit dhe u krye procedurë për krijimin e sistemit

- U realizuan detyrimet e marrura nga ana e komunës së Kërçovës (shpronësim të tokës)

- U organizuan 5 takime pune në Kërçovë me përfaqësuesit nga ekipi ekspert MAJPH, komuna e Kërçovës

- U nënshkrua Kontratë mes MAJPH dhe Komunës së Kërçovës

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor