NGRITJA E EFIKASITETIT ENERGJETIK DHE PËRDORIMI I BURIMEVE TË RIPËRTËRISHME TË ENERGJISË NË RAJONIN NDËRKUFITAR

Qëllimet kryesore të projektit janë të lidhura me përkufizimin dhe rritjen e përdorimit të burimeve ripërtrirëse të energjisë dhe të efikasitetit energjetik në rajonin ndërkufitar që e mbulojnë, nga njëra anë, rajonit planor Jugperëndimor i Republikës së Maqedonisë dhe nga ana tjetër RAJONI i Korçës në Republikën e Shqipërisë. Projekti është i financuar nga Bashkimi Europian si pjesë e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Partneri udhëheqës i projektit është "Qendra për efikasitet energjetik e MAQEDONISË- MACEF" në partneritet me "Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor" të Republikës së Maqedonisë dhe "Shqipëri - BE Qendra për efikasitet energjetik" dhe Këshilli rajonal i Korçës i Republikës së Shqipërisë.

Në kornizat e këtij projekti afatgjatë, gjatë këtij viti, u realizun aktivitetet në vijim:

A) Ligjerata të hapura për EE dhe BRE në Ohër ku morrën pjesë përfaqësues të NJVL, institucione publike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe qytetarët e interesuar, dhe

B) Anketim për EE dhe BRE me qëllim të përgatitet një Plan aksionar për kampanjë publike që duhet të realizohet në Rajon

 

Rezultatet

- U organizua një eveniment promovues për prezantimin e projektit

- U organizua një ligjeratë e hapur për EE dhe BRE

- U botuan fletëpalosje për projektin

- U përpunua pyetësor për realizimin e anketës për EE dhe BRE

- U krye anketim mbi 1100 anketuesve nga Rajoni

- U përpunua Raport sipas anketimit të kryer dhe prezantimi PP i anketës

- U përpunua Doracak për pjesëmarrësit e ligjeratave të hapura për EE dhe BRE

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor