MENAXHIMI I INTEGRUAR ME MBETURINAT INERTE

Përfshirë qershorin e vitit 2013, Këshillat e të të gjitha komunave në kornizat e rajonit planor Jugperëndimor, sollën Vendime për pajtueshmëri për të përfunduar marrëveshjen për bashkëpunim për krijimin e Bordit rajonal për menaxhim me mbeturina. Kontrata e nënshkruar, bashkë me vendimet për zgjidhjen  trupave të Bordit rajonal, u dërguan në Minsitrinë e ambientit jetësor dhe planfikimit hapësinor për proçesimin e mëtutjeshëm të aplikimit lidhur me financimin e sistemit për menaxhimin e integruar me mbeturinat inerte në rajonin planor Jugperëndimor. Gjegjësisht, rajoni planor Jugperëndimor është veç më i kyqur në Programin IPA dhe përgjigja e MAJPH në lidhje me kërkesën e RPJP është pozitiv. Madje është marrë edhe vërtetimi nga Delegacioni i BE-së se propozim-projekti i dërguar është pranuar dhe i njëjti zgjerohet me çka, përveç Planit rajonal dhe Vlerësimit të ndikimit mbi ambientin jetësor, do të përpunohet edhe Studime fizibiliteti, Studime financiare dhe dokumentacioni i kompletuar i tenderit për tërë sistemin për menaxhim të integruar (deponia rajonale me transfer stacione) për rajonin planor Jugperëndimor.

 

Rezultatet

- Nëntë takime pune me përfaqësues të NJVL-ve

- Vendime të sjellura nga NJVL-të për përfundimin e Kontratës

- U nënshkrua kontrata për Bordin rajonal

- U zgjodhën trupa udhëheqëse

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor