STUDIMI PËR ZBATIMIN E BURIMEVE ALTERNATIVE TË ENERGJISË

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i kushteve dhe promovimi i përdorimit të energjive ripërtrirëse të konsumatorëve të fundit, gjegjësisht shfrytëzimit të diellit, ujërave dhe burimeve gjeotermale si resurse të rëndësishme të rajonit.

Në kornizat e projektit u përgatitën pesë elaborate për efikasitetin energjetik në po aq objekte publike në komunat: Strugë, Vevçan, Kërçovë, Dibër dhe Pllasnicë.

Studimi u krye gjatë muajit nëntor të vitit 2013. Elaboratet për EE u përgatitën gjatë muajit janar të këtij viti. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2013.

 

Rezultatet

- Një takim pune me përfaqësuesit e NJVL-së

- Vizitë e pesë objekteve publike të përfshira për përpunimin e elaborateve të EE-së

- U përpunuan fleta anketuese për të gjithë komunat të cilat janë partnerë të projektit (të dhëna për potencialin e burimeve ripërtrirëse të energjisë)

- Baza e të dhënave për EE dhe BRE-së të komunave në rajon

- U përgatitën 5 projekte teknike për efikasitetin energjetik për pesë objekte publike në Strugë, Vevçan, Kërçovë, Dibër dhe Pllasnicë

- U përgatit Studimi për zbatimin e burimeve alternative të energjisë në RPJP

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor