Furnizimi i instrumenteve për detektimin e humbjes së ujërave në rajonin planor Jugperëndimor

Përmes këtij projekti u furnizuan plotë gjashtë pajisje nga këto pajisje të sofistikuara, që ndihmon në zbulimin e hershëm dhe detektimin e humbjeve në rrjetin e ujësjellësit. Detektorët janë të ndara komunave (Strugë, Kërçovë, Dibër, Zajas, Debërc, Pllasnicë/ Vraneshticë) me qëllim që të shërbehet i gjithë rajoni. Pas kësaj u krye edhe trajnimi mbi përdorimin e pajisjeve  të 16 personave të caktuar nga ana e komunave të lartëpërmendura, dhe atyre i'u shpërnda çertifikata nga prodhuesi i pajisjeve. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2012.

 

Rezultatet

- Dy takime pune me përfaqësues të NKP-ve të komunave

- U krye trajnimi mbi përdorimin e pajisjeve për 16 persona nga NKP-të

- U furnizuan pajisjet për matjen e humbjeve në rrjetin e ujësjellësit për 7 komunat

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor