Studim fizibiliteti për bartjen e ujërave të zeza nga Gradishte deri tek Shën Naum

Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlohet degradimi i kualitetit të ujit në Liqenin e Ohrit (bregu lindor), veçanërisht të definohen dhe të ofrohen zgjidhjet më të përshtatshme teknike dhe ekonomiko-financiare, të cilat më tutje do të shërbenin si themel për realizimin e mëtutjeshëm të projektit, përmes përpunimit të dokumentacionit detal-teknik me një projekt themelor, dhe ndërtimi i vetë sistemit për bartjen e ujërave të zeza nga rajoni i Gradishtes deri te Kompleksi i Shën Naumit.

Studimi i u finalizua gjatë muajit janar të vitit 2012, pas së cilës i njëjti u prezantua para Këshillit të rajonit. Dokumenti është prezantuar edhe para donatorëve potencial me qëllim që i njëjti të përdoret si argument ose dokument bazë për sigurimin e fondeve nga donatorë të jashtëm, posaçërisht përmes fondeve IPA të dedikuara për zhvillimin rajonal. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2012.

 

Rezultatet

- Pesë takime pune të ekipit të ekspertëve;

- U përgatit Studimi dhe prezantimi publik i tij.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor