Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në RPJP - faza e dytë

Qëllimi kryesor i projektit është zvogëlimi i shpenzimit të energjisë elektrike dhe ngrohëse përmes ndërrimit të dritareve, dyerve, izolimit të dyshemeve, pullazeve dhe mureve edhe vendosja e sistemit ekonomik për ngrohje në gjashtë objekte shkollore në rajon. Për tre shkolla (Ohër, Debërc dhe Qendër Zhupa) më parë u përgatit dokumentacion teknik - projekte themelore dhe revizion për krijim të masave/ndërhyrjeve. Pastaj u kalua tek realizimi konkret në setin e masave për përmirësimin e efikasitetit energjetik në komunat në vijim, më saktë objektet shkollore: Ohër SHF "Koço Racin" në Lakoçerej të Poshtëm, Kërçovë- SHMK "Mirko Mileski" dhe SHMK "Drita", Debërc- SHF "Debërc" në Orovnik, Qendër Zhupë SHF "Mustafa Kemal Ataturk" dhe SHMK "Ata" dhe SHF "Nexhati Zekerija" në Koxhaxhik dhe Pllasnica - SHFK "Jonuz Emre" në Lisiçan.

Në IPKKF "Planinski cvet" në Vevçan u vendos sistem i kolektorëve diellor, në IPKKF "8 Marsi - Dielli" në Strugë u bë ndërrimi i dyerve dhe dritareve me PVC të reja, dhe në IPKKF "Jasna Risteska" në Ohër u bë sanimi i pullazeve dhe toaletëve, u vendos termo fasadë e jashtme dhe u bë ndërrimi i dyerve dhe dritareve të vjetra me PVC të reja.

 

 

Rezultatet

 

- U përgatit dokumentacion teknik- tre projekte bazë me revizion për 3 objekte

- U izolua dysheme 306m2, u vendos laminat 251 m2, u vendosën pllaka 55 m2

- U izoluan tavane me materiale izoluese dhe termo-fasadë me sipërfaqe prej 1808 m2

- U bë ndërrimi i 25 dritave kursyese të vjetra

- U bë ndërrimi i PVC kornizave - 24 dyer, 82 dritare me sipërfaqe prej 563 m2

- U bë rekonstruimi i pullazeve me sipërfaqe prej 2126 m2

- U ndërtua bojler me sipërfaqe prej 61 m2 dhe u vendos sistem ngrohës me ujë të ngrohtë për 180 përdorues

- U kursyen 30% të energjisë në të gjitha objektet shkollore në të cilat u krye intervenimi për efikasitet energjetik

- U vendosën pllaka qeramike me sipërfaqe prej 278 m2

- U vendos sistem për ujë të ngrohtë sanitar me tre kolektorë solar dhe bojler

prej 150 l

- U izoluan tavanet me materiale izoluese dhe termo fasadë me sipërfaqe prej 835 m2

- U bë ndërrimi i PVC dyerve dhe dritareve të vjetra - 23 dyer, 104 dritare me sipërfaqe prej 315 m2

- U bë rikonstruimi i pullazeve me sipërfaqe prej 1030 m2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor