GIS projekt për menaxhim me tokën ndërtimore

Qellimi kryesor i këtij projekti është rritja e investimeve të huaja dhe vendORE në
Rajonin planor Jugpërendimor, përmes krijimit të bazave të të dhënave me lokacione dhe parcela potenciale të tokës ndërtimore përmes sistemeve GIS. Me këtë projekt lejohet shqyrtimi tërësor i burimeve në dispozicion në të gjitha komunat të rajonit Jugpërendimor, me parametra të cilat janë të përcaktuara qartë dhe janë vendosur në shqyrtim.

Për arritjen e qëllimit u implentuan disa aktivitete projektuese: Furnizimi i pajisjeve hardver- server rajonal dhe njësi punuese; Furnizimi dhe instalimi i softverit GIS për server dhe desktop. Zbatimi i trajnimit për përdorimin e aplikacioneve softverike për sistemin informativ gjeografik të furnizuar, ESRI produktet ArcGIS for Server Workgroup Standard dhe ArcGIS for Desktop Standard; Përpunimi i aplikacionit softverik me baza të të dhënave për parcelat ndërtuese në nëntë komunat në rajon dhe zhvendosja e tyre në pajisjet hardverike adekuate (për klientë dhe serverike). Pasi u kompletua baza e të dhënave, në gjysmën e parë të muajit nëntor të vitit 2015 u organizua ngjarje promovuese me pjesëmarrje të rreth 60 përfaqësuesve nga qeveria qendrore dhe lokale, agjencitë lokale dhe kombëtare, sektori biznes dhe palë të tjera të interesuara të cilat treguan interes të veçantë për bazën e përpunuar. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2015 ndërsa për trajnimin dhe ngjarjen promovuese përkrahja financiare u sigurua nga ana e Zyrës së UNDP-së në Shkup.

 

 

Rezultatet

- U instalua server rajonal hardverik dhe njësi punuese në hapësirat e QZHJZRP

- U instalua softver i liçencuar GIS-ArcGIS

- U zbatua trajnimi për 18 përfaqësuesit e komunave për shfrytëzimin e Softverit të liçencuar

- U përgatit dhe u instalua aplikacioni me baza të të dhënave

- U krijua baza e të dhënave me vlera atributive për 100 lokacione për të investuar në të gjitha 9 komunat e rajonit planor Jugperëndimor

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor