Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në RPJP - 2017

Zvogëlimi i shpenzimeve të energjisë elektrike dhe asaj ngrohëse përmes zëvendësimit të dritareve, izolimit të çatisë dhe instalimit të sistemit solar për përgatitjen e ujit sanitar të ngrohtë, është qëllimi kryesor i këtij projekti i realizuar në tre objekte publike, në Komunën e Strugës - SHFK "Vëllezerit Milladinovci", në Komunën e Dibrës - IPKKF "Breshia" dhe në Komunën e Kërçovës -SHMK "Mirko Mileski" dhe "Drita".

Realizimi i aktiviteteve projektuese në të tre objektet publike të lartëpërmendura në rajon dukshëm e zvogëluan shpenzimin e energjisë, e me atë edhe shpenzimet e këtyre institucioneve. Gjithashtu, në masë të madhe u përmirësuan kushtet për ligjërim në shkollat e përmendura në Strugë dhe Kërçovë, si dhe kushtet për qëndrim më të mirë ditor të fëmijëve në kopshtin për fëmijë në Dibër.

Projekti u financua përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2015.

 

 

Rezultatet

- U instalua sistem qendror për përgatitjen e ujit sanitar të ngrohtë në IPKKF "Breshia"- Dibër i përbërë prej 10 kolektorëve solar, rezervoari i parë për ujë të ngrohtë prej 1000 l dhe rezervoari i dytë prë ujë të ngrohtë prej 500 l,  ngrohës të instaluar elektrik dhe instalimi i prizës për ujë të ngrohtë

- Çmontimi i dritareve të vjetra, montimi i PVC dhe përpunimi final i 86 dritareve të reja në SHMK "Mirko Mileski" në Kërçovë dhe SHFK "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë me sipërfaqe prej 540 m2

- Rikonstruimi i pullazit dhe vendosja e izolimit në sallën e sportit të SHFK "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë me sipërfaqe prej 320 m2

- U përmirësuan kushtet pët punë të 1330 shfrytëzuesve të SHFK "Vëllezerit Milladinovci" në Strugë

- U përmirësuan kushtet për punë të 3230 shfrytëzuesve në SHMK "Mirko Mileski" në Kërçovë

- U përmirësuan kushtet për qëndrim dhe punë të 260 shfrytëzuesve në IPKKF "Breshia" në Dibër

- 30%  i kursimit të energjisë në të gjitha tre objektet në të cilat u bënë intervenime për efektshmërinë e energjisë

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor