Përgatitja e Projektit infrastrukturor për rrugë për këmbësorë dhe biçikleta

Qëllimi kryesor i projektit është të jap kontribut në zhvillimin ekonomik në rajon përmes zhvillimit të formave alternative të turizmit dhe të pasurimit të ofertës turistike gjatë tërë vitit, me çfarë si bazë e përgatitjes së tij është marrë Studimi i përgatitur paraprakisht për rrugët për këmbësorë dhe biçiklata në RPJP.

Si rezultat i aktiviteteve të projektit u përpunuan: Projekt infrastrukturor dhe projekt themelor (me revizion) për ndërtimin e rrugëve të kombinuara për këmbësorëve dhe biçikleta, Elaborat për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe Elaborat për shënimin e sinjalizimit të komunikacionit. Në këtë projekt janë definur dhe marrë parasysh gjashtë segmente: Ohër- Strugë, HC Shpilje - Dibër, Dibër- Banjishtë, Qendër Zhupë - Ishulli dibran, Dibër- Kosovrasti i Poshtëm dhe Qendër Zhupë- Ura e Mellniçanit. Gjatësia e plotë e rrugëve të projektuara dhe kombinuara është 31 kilometra, dhe për ndërtimin e tyre nevojiten 1,7 milion euro. Projekti është i financuar përmes Skemës për përkrahje financiare për palët e treta, e implementuar nga Programi GIZ RED me fonde të BE-së.

 

 

Rezultatet

- U përgatit dokumentacioni teknik (Projekt infrastrukturor dhe themelor- me revizion- për ndërtimin e rrugëve të kombinuara dhe rrugëve për biçikleta, Elaborat për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe Elaborat për shënimin e sinjalizimin e komunikacionit) për 6 segmente me gjatësi të plotë prej 31 km

- U organizuan tre takime pune në Strugë, Ohër dhe Dibër me përfaqësues nga Operatori ekonomik, Qendra për zhvillim të RPJP, komuna e Strugës, Ohrit, Dibrës dhe Qendrës së Zhupës

- U organizua ngjarje promovuese për prezentimin e rezultateve të projektit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor