Sistem për trajtimin e ujërave të zeza në mikro rajonin e Kërçovës

Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe përmirësimi i kushteve për jetë të banorëve në komunën e Kërçovës, dhe zvogëlimi i degradimit të kualitetit të ujit, si rezultat i lëshimit të ujërave të ndotura që nuk janë të pastruara. Dokumenti Analiza e shpenzimeve dhe fitimeve është me rëndësi të veçantë për aktivitetet të mëtutjeshme të marra nga komuna e Kërçovës dhe nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifiki hapësinor, për ndërtimin e sistemit për ujërat e zeza në Kërçovë me fond nga Komponenta IPA 3.

Nga ato shkaqe Analizën e shpenzimeve dhe fitimeve, operatori ekonomik e punoi në pajtim me udhëzimet dhe rregulloret e BE-së, dhe e njëjta është përkthyer edhe në gjuhën angleze. Operatori ekonomik së bashku me Qendrën për zhvillim dhe komunën e Kërçovës bashkëpunon ngushtë me ekipinin e ekspertëve të PointPro i cili punoi në pjesën e mbetur të dokumentacionit teknik. Dokumenti i kompletuar është dorëzuar tek MAJPH dhe komuna e Kërçovës dhe i njëjti është pjesë përbërëse nga dokumentacioni për ndërtimin e sistemit të ujërave të ndotura. Projekti është i financuar përmes Skemës për grant i bazuar në performanca që është i implementuar nga Programi GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për bashkëpunim dhe zhvillim.

 

 

Rezultatet

- U përgatit Studim fizibiliteti për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza

- U përgatit dhe u aprovua Analiza për shpenzime dhe fitime

- U siguruan fonde përmes IPA 3 për ndërtim të sistemit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor