Menaxhimi me ujërat e zeza në rajonin e Qendër Zhupës

Qëllimi kryesor i projektit është përpunimi i zgjidhjeve teknike për stacionin e pastrimit për ujërat e zeza, me të cilën në një mënyre optimale, do të trajtohen ujërat e zeza nga vendet e banuara Qendër Zhupa, Papradniku i Vogël, Zhitineni, Broshtica dhe Bajramovci në komunën  e Qendrës Zhupë. Me përpunimin e Projektit themelor për stacionin e pastrimit për ujërat e  zeza krijohen kushte për pranimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura me çfarë zvogëlohet në një afat të gjatë futja e ujërave të ndotura në liqenin e Dibrës. Projekti themelor është i rishikuar nga ana e firmës së autorizuar dhe revizive. Projekti është i financuar  përmes Skemës për grant e bazuar në përformancë dhe e implementuar nga Programi GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për bashkëpunim dhe zhvillim.

 

 

Rezultatet

- U azhoruan bazat gjeodezike

- Elaborati gjeodezik

- Elaborati gjeomekanik

- Dokumentacioni planor- urbanistik

- Projekti themelor për stacionin e pastrimit

- Revizion i projektit themelor për stacionin e pastrimit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor