Ndërtimi i kolektorëve për ujërat e zeza nga Radozhda deri në Kalishtë në Komunën e Strugës

Qendra për zhvillim në bashkëpunim me komunë e Strugës dhe me operatorin ekonomik punoi në përmbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për përpunimin e Projektit themelor dhe atë infrastukturor për të zgjidhur problemin e ujërave të zeza nga Kalishti deri në Radozhdë. Dmth në këtë pjesë të liqenit të Ohrit ende nuk është i kompletuar i ashtuquajturi "kolektori perëndimor" i cili duhet t'i mbulojë ujërat e zeza të ketyre vendeve banuese dhe t'i dërgojë në trajtim në stacionin kryesor të pastrimit në Vranishtë. Me këtë projekt është planifikuar ndërtimi i kolektorëve me gjatësi prej 5.2 km, 4 stacione pompe dhe pajisje të tjera. Projekti është i prezantuar para përfaqësuesve relevant nga delegacioni i BE-së dhe Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor me qëllim të gjenden mundësi për realizimin e tij. Projekti është i financuar përmes Skemës për grant i bazuar në përformancë, i implementuar nga Programi GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për bashkëpunim dhe zhvillim.

 

Rezultatet

- U azhoruan bazat gjeodezike

- Elaborati gjeodezik

- Elaborati gjeomekanik

- Dokumentacioni planor- urbanistik

- Prjoketi për infrastrukturë

- Projekti themelor për kolektorë primar

- Revizion të projektit për infrastukturë

- Revizion të projektit themelor për kolektor primar

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor