Ndërtimi i stacionit pastrues në fshatin Tërpejc si pjesë e sistemit për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza nga Gradishte deri në Shën Naum në Komunën e Ohritште до Св.Наум во Општина Охрид

Në bashkëpunim me Komunën e Ohrit, Qendra për zhvillim së bashku me operatorin ekonomik punoi në mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për përpunimin e Projektit themelor dhe infrastrukturor për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në lagjen Tërpejca. Me Projektin themelor dhe Projektin për infrastrukturë u përfshinë stacioni i pastrimit, rrjeti për kanalizim primar dhe sekundar në Tërpejcë, që është një nga vendet më atraktive në bregun e liqenit të Ohrit. Projekti është i financuar përmes Skemës për grant i bazuar në performancë, e implementuar prej programit GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për bashkëpunim dhe zhvillim.

 

Rezultatet

- U azhoruan bazat gjeodezike

- Elaborati gjeodezik

- Elaborati gjeomekanik

- Dokumentacioni planor- urbanistik

- Prjoketi për infrastrukturën

- Projekti themelor për kanalizim primar dhe sekundar

- Projekti themelor për stacionin e pastrimit

- Revizion i projektit për infrastrukturë

- Revizion i projekteve themelore për kanalizim primar dhe sekundar si edhe stacion i pastrimit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor