Studim për planifikimin dhe përcaktimin e rrugëve për këmbësorë dhe biçikleta në RPJP

Qëllimi kryesor i studimit është krijimi i rrjetës infrastrukturore për rrugët për këmbësorë dhe çiklistë, që i integron karakteristikat e shumta kulturore dhe natyrore dhe lokacionet e tjera tërheqëse në rajonin "më turistik" në Maqedoni. Thënë ndryshe, të gjitha sferat e jetesës shoqërore varen direkt ose indirekt prej lidhjes së komunikacionit dhe nga gjendja e infrastruktrës së trasnportit. E shikuar nga aspekti i komunikacionit, në rajoni planor Jugperëndimor mungojnë rrugë për mënyrat për transport alternativ, ekologjik dhe para se gjithash mënyra të cilat janë mirë për shëndetin, të cilat janë praktike dhe të kërkuara për përdorim, veçanërisht për vizita turistike, siç janë shëtitja dhe vozitja e biçikletës, që ishte dhe motivi kryesor për përgatitjen dhe qasjen e këtij Studimi.

Në studim janë të përfshira 49 rrugë për këmbësorë dhe çiklistë me gjatësi totale prej 655 km, si edhe tre rrugë të tjera për të ashtuquajturat sportet ekstreme me gjatësi prej 91 km, që i përfshin të nëntë komunat e rajonit. Të njëjtat janë në fazë paraprojektuese, kështu që u mbetet komunave në periudhën e ardhshme, në varësi të interesit të tyre, të kalojnë në fazën e realizimit në pjesë nga rrugët me shenja të komunikacionit. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2014.

 

 

Rezultatet

- U krye anketa mbi 1100 anketuesve

- U përgatit verzioni punues i studimit

- Prezantimi i verzionit punues

- U përpunua verzioni final i studimit dhe u botua i njëjti

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor