Studim dhe projekt bazik për bartjen e mbetjeve inerte dhe trajtimi i tyre në RPJP

Zvogëlimi i mbeturinave dhe eliminimi i deponive ilegale për mbeturinat ndërtimore është qëllimi kryesor i projektit. Me këtë studim, jepen zgjidhje alternative për mbledhjen dhe trajtimin e mbeturinave ndërtimore, si një material kryesor për përdorimin e tyre për qëllime të tjera në të gjitha komunat e rajonit. Studimi u krye në tetor të vitit 2014, dhe e njëjta u prezantua para palëve të interesuara të rajonit, me çka të gjitha vërejtjet dhe propozimet e debatit, u vunë në dokumentin përfundimtar. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2014.

 

 

Rezultatet

- Anliza e dokumentacionit ekzistues

- Hulumtime në terren

- U përgatit verzioni punues i Studimit të fizibilitetit dhe prezantimi i tij

- U miratua dhe u botua verzioni përfundimtar i Studimit të fizibilitetit

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor