Brendimi i produkteve tipike qumështore në mikro rajonin e Dibrës

Qëllimi kryesor i projektit është organizimi dhe regjistrimi i prodhimit qumështor të mikro rajonit dibran përmes promovimit të djathit i cili prodhohet në mënyrë tradicionale. Në kornizat e këtij projekti punohet në regjistrimin e markës kolektive tregtare të djathit dibran. Kjo do të paraqes nxitje që të gjithë prodhuesit e rajonit dibran dhe të Qendrës Zhupë të fillojnë të vënë në përdorim të njëjtën recetë për prodhimin e djathit dhe shitjen e tij si një markë kolektive që është hap drejt krijimit të një brendi të këtij djathi. U mbajtën pesë takime pune me prodhuesit qumështorë nga Dibra dhe Qendra e Zhupës me qëllim të arrihen qëllimet në vijim:

- U arrit një koncenzus përmes të dy komunave për brendimin e djathit dibran

- U përpunua analiza për përparësitë dhe mangësitë e markës rajonale

- U zgjodh dhe u promovua një logo dhe një parullë

- U përpunua Rregullore për përdorimin e markës kolektive në rajonin dibran

- U mobilizuan resurset lokale dhe ato rajonale për të realizuar një ide të përbashkët e cila në fund do të sjellë zhvillim rajonal më intenziv

- Përmirësimi i marketingut dhe promovimit i produkteve të tyre

 

Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2013, dhe nga ana e Programit GIZ RED.

 

Rezultatet

- U organizuan 5 (pesë) takime pune me rreth 80 prodhues qumështorë

- U zgjodh emër për markën kolektive tregëtare  (Djathi dibran)

- U përpunua dizajni dhe zgjidhja grafike me logo për produktin

- U paraqit një kërkesë deri tek Enti shtetëror për pronë industriale për markën kolektive tregtare

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor