Organizimi i karvanëve me grupe folklorike, prezantimi i ushqimit dhe veshjeve tradicionale, dhe etno shfaqje në 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor

Qëllimet kryesore të projektit janë ruajtja e traditave dhe përdorimi optimal i pasurisë kulturore në rajonin planor Jugperëndimor në drejtim të përmirësimit të ofertës turistike. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2011.

 

Partnerët në projekt

Të gjithë 13 komunat (Struga, Ohri, Vevçani, Debërca, Drugova, Dibra, Qendra Zhupë, Kërçova, Plasnica, Vraneshtica, Makedonski Brodi, Osllomeja dhe Zajazi) në kuadër të rajonit planor Jugperëndimor janë partnerë në realizimin e projektit.

 

Për t'u arritur qëllimet e caktuara, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor nëpërmjet këtij projekti do t'i realizojë aktivitetet e mëposhtme:

 

1. Shfaqje teatrale amatore

U mbajtën dy shfaqje teatrale të reja, njëra në gjuhën maqedone ndërsa tjetra në gjuhën shqipe. Shfaqja në gjuhën maqedonase u luajt në Komunën e Vevqanit, Makedonski Brodit, Ohrit dhe Kërçovës, ndërsa shfaqja në gjuhën shqipe u luajt në Komunën e Zajazit, Dibrës dhe Strugës. Shfaqjet mund t'i ndjekin grup më i madh i qytetarëve të interesuar nga rajoni dhe turistë, dhe të njëjtat janë falas.

 

2. Prezantimi i ushqimit dhe veshjeve tradicionale

Në mikro rajonin e Kërçovës u mbajt prezantim i ushqimit dhe veshjeve tradicionale. U prezantuan të gjitha komunat me pasuritë e tyre kulturore, veshjet, grupet folklorike dhe ushqimin tradicional të tyre. Manifestimi ishte i tipit të hapur me mysafir nga vendi dhe jashtë dhe pjesëmarrje të mediumeve.

 

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor