Selektimi i mbeturinave dhe furnizimi me pajisje për të gjitha komunat e rajonit planor Jugperëndimor

Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes kolektive për selektimin e mbeturinave të plastikës dhe letrës dhe inicimi i fazave fillestare të menaxhimit të integruar me mbeturinat inerte në rajonin planor Jugperëndimor.

 

Te gjitha 13 komunat (Strugë, Ohër, Vevçan, Debërcë, Drugovë, Dibër, Qendër Zhupë, Kërçovë, Plasnicë, Vraneshticë, Makedonski Brod, Oslomej dhe Zajaz) në kuadër të rajonit planor Jugperëndimor janë partnerë në realizimin e projektit dhe ndërmarrjet publike komunale nga 13 Komunat.

 

Rezultatet

- U krye përcaktimi i lokacioneve për vendosjen e kontejnerëve në të 13-të komunat;

- U dhuruan 402 kontejnerë në të gjithë 13 komunat nga rajoni me qëllim të fillohet procesi i selektimit të mbeturinave;

- U krye një kampanjë mediatike për selektimin e mbeturinave me përpunimin e fletëpalosjes dhe u emitua TV spoti.

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor