Studim për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza (Kërçovë, Zajaz, Osllomej, Plasnic, Drugovë dhe Vraneshtic)

Partnerë

6 komuna nga Rajoni planor Jugperëndimor (Kërçovë, Zajaz, Osllomej, Plasnic, Drugovë dhe Vraneshtic).


Qëllimet e projektit

Të përgatitet një studim për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në komunat Kërçovë, Zajaz, Osllomej, Plasnic, Drugovë dhe Vraneshtic. Me ndërtimin e sistemit për trajtimin  ujërave të zeza në mikro-rajonin e Kërçovës krijohen kushte për parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme të ambientit jetësor në vendbanimet dhe do të rritet niveli i pastërtisë së lumit Treska. Për pastrimin e ujërave të zeza, është i planifikuar ndërtimi i një sistemi të kolektorit me gjatësi prej 65 km dhe tre stacioneve për pastrim (Kërçovë, Popovjan dhe Pllasnicë).

 


Rezultatet

- Studim fizibiliteti për trajtimin e ujërave të zeza në mikro-rajonin  e Kërçovës;

- Studimi i fizibilitetit është i përkthyer në gjuhën angleze, me qëllim që të shërbejë si bazë gjatë kërkesës së fondeve financiare për realizimin e sistemit nga ana e donatorëve të jashtëm;

- Projekti ideor për sistemin e kolektorit në Pllasnicë dhe Vraneshticë.






precistitelna01 precistitelna02
precistitelna03 precistitelna04
precistitelna05 precistitelna06

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor