Ministri i vetëqeverisjes lokale Tahir Hani në vizitë te Qendra

Pesë vjetët nga miratimi i Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal është një periudhë e mjaftueshme për të bërë një analizë kualitative për efektet e këtij akti normativ, veçanërisht në sferën e tejkalimit të dispariteteve në mes rajonit planor të Shkupit dhe të tjerëve në kuadër të shtetit. Dokumenti duhet të punohet në një kohë sa më të shkurtër dhe i njëjti duhet të jetë në rend dite në Mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nëse duam vërtetë që zhvillimi rajonal të ecë përpara në të gjithë shtetin. Këtë sot e theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Tahir Hani, gjatë takimit të punës në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor ku mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit për zhvillim, Ramiz Merko.

 

Ministri Hani theksoi se do të përkushtohet që mjetet që ndahen për zhvillim rajonal nga Buxheti i shtetit të rriten, sepse vetëm ashtu rajonet dhe komunat që bëjnë pjesë në to do të mund të realizojnë projekte me të cilat do të përmirësohet niveli i jetesës së popullatës lokale. Përveç politikës së zhvillimit rajonal edhe decentralizimi është një kusht i rëndësishëm për funksionimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, të cilat duhet të jenë servis i vërtetë i nevojave të qytetarëve. Me qëllim që të sigurohen më tepër mjete të parapara për zhvillimin e rajoneve, Ministria e vetëqeverisjes lokale do të kërkojë edhe nga ministritë e tjera, gjatë shpërndarjes së mjeteve nga buxheti, t'i respektojnë kriteriumet  në bazë të cilave duhet të miratojnë projekte që do t'i dorëzojnë Qendrat për zhvillim dhe komunat. Por, për këtë komunat duhet të dëshmojnë se kanë kapacitete dhe resurse në menaxhimin e mjeteve të shpërndara për projekte.

 

Kryetari i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Ramiz Merko kërkoi nga ministri Hani që të përkushtohet që të mos vijë deri te zhdukja e tetë qendrave për zhvillim, sepse ato kanë probleme dhe pengesa të mëdha sa i takon sigurimit të mjeteve për punën vijuese. Në atë kuptim është e nevojshme të ndryshohet Ligji për zhvillim të barabartë rajonal me qëllim që të gjenden zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e Qendrave për zhvillim.

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Tahir Hani nga ana e udhëheqës së Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska u informua për projektet vijuese të cilat realizohen në këtë pjesë të Maqedonisë.

 

 

mia01 ueb faqe
mia02

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион