Filloi formimi i GAR

Në datë 12.09.2012 në ambientet e sallës së Këshillit komunal në Strugë nisi takimi mes institucioneve relevante, përfaqësuesve nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë në rajonin planor Jugperëndimor.

Takimi i djeshëm ishte fillimi i iniciativës për formimin e Grupit Aksionar Rajonal në këtë rajon ku si pikë synim kryesor është përmirësimi dhe forcimi i sektorit bujqësor në këtë rajon, identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen si dhe mënyra e tejkalimit të tyre.

Nëse kjo iniciativë do të funksionoj do të jetë një parakusht për përmirësimin e kualiteti jetësor duke siguruar ushqime më kualitative dhe pa pesticide.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga njësit vendore, biznes sektori dhe njësit rajonale të ministrisë së bujqësisë dhe Agjensioni për mbështete të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ky aktivitet realizohet me përkrahjen e GIZ RED Programit dhe është në pajtueshmëri me Programin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

rag-02 rag-03
rag-04

 

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион