Holandezë në Qendrën për zhvillim

Sot (15.06.2012), përfaqësues nga disa institucione nacionale dhe lokale nga Holanda, e vizituan Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka u diskutua për zgjidhjen e problemit me mbeturinat inerte në Rajon. Në takimin udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, M-r Mirjana Lozanoska, informoi me hapat e deri tanishme që janë ndërmarrë për ta zgjidhur këtë problem prioritar, por u diskutuan edhe projektet tjera që janë realizuar në dy vitet e kaluara.

Përfaqësuesit nga Holanda veçanërisht u interesuan për zgjidhjen e problemit me mbeturinat inerte, mënyrës së mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave dhe hapave të cilat janë ndjekur për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tyre, ato janë të gatshëm për dhënien e ndihmës logjistike për Qendrën për zhvillim në zgjidhjen e problemit me mbeturinat inerte.

Gjithashtu, me përfaqësuesit nga Holanda, u shkëmbyen përvojat nga projektet e realizuara në të kaluarën në sferat tjera, me çka në të ardhmen do të bashkëpunojmë.

delegacion-nga-Hollanda--03 delegacion-nga-Hollanda---02

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион