Radovish Expo 2012

Nga 7-9 qershor 2012 në Radovish, u mbajt panairi i rajoneve nga Evropa Juglindore. Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me mbështetje të GIZ RED Programit, mori pjesë me tendën e vet në të cilin u prezantuan edhe komunat nga rajoni. Promovimi i Qendrës për zhvillim, komunave dhe subjekteve tjera ekonomike nga rajoni u bë me materiale propaganduese.

Në tendën e rajonit planor Jugperëndimor u promovuan broshura të Qendrës, broshurat e komunave dhe potencialet e tyre, fletushka të kapaciteteve hotelerie, banjat e Dibrës, si dhe një numër i madh i materialeve tjera. Gjithashtu, udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, M-r Mirjana Lozanoska, në forumin me temë: "Zhvillimi rajonal dhe zhvillimi i ambientit jetësor" bëri një sqarim mbi projektet e realizuara dhe projektet që pritet te realizohen në të ardhmen në fushën e ruajtjes së ambientit jetësor, dhe të cilat i përfshin të gjithë 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor.

 

radovis expo 02 radovis expo 03
radovis expo 04 radovis expo 05

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион