Vizitë studimore në rajonin e Normandisë së Poshtme

Në periudhën nga 8 deri më 13 maj 2012 udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor  Jugperëndimor ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë në kuadër të vizitës studimore në rajonin e Normandisë së Poshtme ( Republika e Francës). Ky  aktivitet është pjesë e projektit Bashkëpunim i decentralizuar mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë në aksin 5 Turizmi.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte njohja me politikat e veprimit për zhvillimin e turizmit në rajonin e Normandisë së Poshtme dhe me aktorët kyç / institucioneve në këtë fushë.  Përmes shkëmbimit të eksperiencave mes dy palëve dhe duke marrë praktikat e reja të veprimit në këtë fushë  do të ndihmojë në zhvillimin e qasjeve strategjike për zhvillimin e turizmit në rajonin planor  Jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë.

Në rajonin e Normandisë së Poshtme u realizuan disa takime me përfaqësuesit e  administratës rajonale dhe me ekspertë në fushën e turizmit të cilët i prezantuan strukturat, strategjitë dhe aktivitetet që janë ndërmarrë në drejtim të zhvillimit të kësaj industrie që për ata është shumë e rëndësishme.

Gjatë kësaj u dhanë shumë rekomandime  dhe shembuj se si mundë të zhvillohet turizmi në Maqedoni konkretisht në rajonin planor Jugperëndimor.

Strategjia rajonale duhet të marrë parasysh nevojat, idetë dhe kërkesat e çdo komune në kuadër të rajonit. Strategjia duhet të jetë progresive dhe e bazuar ne gjendjen reale, duhet paraprakisht të dihet se për cilët konsumator është destinuar tani, pas 5 viteve dhe pas 10 viteve, prandaj duhet të zhvillohet ngadalë dhe në faza. Gjithashtu nga partnerët francez u ofrua që në faqen e internetit të projektit për decentralizim dhe bashkëpunim mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, për të vendosur lidhjet në faqet e internetit në Maqedoni të cilat e promovojnë turizmin.

Në takimin final me partnerët nga Normandia e Poshtme u dhanë udhëzime për implementimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve  të projektit. Deri në fund të 2012 në rajonin planor Jugperëndimor do të pasojë faza përgatitore për punimin e strategjisë rajonale për zhvillimin e turizmit.   Gjatë kësaj me të gjithë aktorët e rajonit të përcaktohet metodologjia dhe të bëhet analiza e nevojave.

Në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë me përgatitjen e strategjisë dhe ku do të përfshihen edhe ekspertët francezë.

Vlen të përmendet se gjatë periudhës 1 - 4 korrik 2012, delegacion nga Normandia e Poshtme e kryesuar nga Kryetari i rajonit do ta vizitojë Maqedoninë. Gjatë kësaj vizite është paraparë që Kryetari i rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Ministri për vetëqeverisje lokale të Republikës së Maqedonisë të nënshkruajnë një marrëveshje të re me kohëzgjatje tre vjeçare me çka do të vazhdojë bashkëpunimi në kuadër të këtij projekti.

 

IMG_1458.JPG

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион