Bashkëpunim i decentralizuar në mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe Qendra për zhvillim institucional - CIR nga Shkupi, sot (20 prill), me përfaqësues nga komunat e rajonit, organizuan takim koordinativ ku u bë prezantimi i projektit për Bashkëpunim të decentralizuar në mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë, Aksi 5: Turizmi. Në takim, u paraqitën edhe arritjet e deritanishme në bashkëpunimin me rajonin e Normandisë së Poshtme. U theksuan edhe iniciativat dhe mbështetja nga pala franceze për punimin e Strategjisë për potencialet turistike e të gjithë rajonit, përkatësisht dokumente strategjike të veçanta për të gjithë komunat, duke marrë parasysh interesin të cilin ata e kanë për përgatitjen e këtyre dokumenteve.

Sipas dinamikës së përcaktuar në fund të shtatorit do të realizohet procesi i vlerësimit të nevojave dhe prioriteteve në fushën e turizmit në komunat, dhe pastaj do të qaset drejt përcaktimit të dokumenteve të cilat do të punohen në rajon me ndihmë të ekspertëve nga pala franceze.

 

CIR-2 CIR - 3
CIR - 4 CIR - 5

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион