Përfaqësues nga JICA në Qendrën për zhvillim

Në kuadër të mbështetjes të cilën Qeveria e Japonisë i ja jep Maqedonisë, sot, përfaqësues të agjensionit ndërkombëtar për bashkëpunim - JICA, të përfaqësuar nga zëvendës drejtori Araki Arefu e vizituan Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka u bisedua për zgjidhjen e problemit me mbeturinat inerte në Rajon. Gjatë takimit udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, Mirjana Lozanoska, i informoi për hapat e deritanishme që janë ndërmarrë për zgjidhjen e këtij problemi kryesor,  por u diskutua edhe për projektet tjera që janë realizuar në dy vitet e kaluara.

Përfaqësuesit e agjensionit veçanërisht u interesuan për funksionimin e ndërmarrjeve komunale, mënyrës dhe trajtimit të mbeturinave inerte. Në kuadër të vizitës në Rajon ata do të vizitojnë disa ndërmarrje publike komunale dhe disa deponi me qëllim që të marrin pamje të qartë të gjendjes momentale me menaxhimin e këtij problemi.

Pas mbarimit të analizave, nga ekipi që është në Maqedoni do të përgatitet raport, dhe pas kësaj nga selia e agjensionit në Tokio do të vërtetohen fushat e bashkëpunimit të ardhshëm dhe llojet e ndihmave që mund t'i presë Qendra për zhvillim rajonal.

jap_1 jap_2.jpg
jap_3

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион