Vizitë në Qendrën për zhvillim

Përfaqësues nga institucione të ndryshme nga sfera e zhvillimit lokal dhe rajonal nga Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, në kuadër të trajnimit për zhvillim lokal dhe rajonal me qasjen LEADER, organizuar nga ana e GIZ RED Programit në Maqedoni, në datë 28.03.2012, e vizituan Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Të pranishmëve ju drejtua M-r Mirjana Lozanoska, e cila e prezantoi rajonin, të 13 komunat nga rajoni, Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe Qendrën si trupë administrative e Këshillit për zhvillim. Gjithashtu, Lozanoska, bëri një sqarim edhe të politikës Nacionale të zhvillimit rajonal, Ligjit për zhvillim rajonal dhe dokumenteve planore. Në fund të pranishmit parashtruan pyetje në lidhje me funksionimin e zhvillimit rajonal në R. Maqedonisë dhe punën e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

 

_DSC0169 _DSC0174
_DSC0179 _DSC0166

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион