Zhvillimi i turizmit rural

Rreth 30 trajnues turistik së shpejti do t'i motivojnë personat nga hapësirat rurale rreth Liqenit të Ohrit, të zhvillojnë turizëm rural. Kjo pritet të arrihet pas mbarimit të projektit "Zhvillimi i turizmit rural" e cila me iniciativë të Agjensionit lokal për zhvillim nga Struga nga sot filloi në Fakultetin për turizëm në Ohër.

Në kuadër të projektit organizohet një trajnim 10 ditor, nën mentorimin e dy ekspertëve për turizëm nga Izraeli, përmes të cilës trajnuesit e ardhshëm do të përfitojnë aftësi të reja, njohuri, të cilat më vonë duhet t'i përcjellin deri tek personat e tjerë të cilët do të kenë interes për zhvillim të këtyre formave të turizmit.

Projekti implementohet në bashkëpunim me Agjensionin nga Izraeli për bashkëpunim dhe zhvillim internacional (MASHAV), Fakultetin e turizmit - Ohër, Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ RED) dhe Klasterit të turizmit.

ZaWEB_1 ZaWEB_3

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион