Pajisje për detektimin e humbjes së ujërave

Zëvëndës ministri i pushtetit lokal, Sasho Llazarevski, sot (11.01.2012), solemnisht i dorëzoi pajisjet për detektimin e humbjes së ujërave në rajonin planor Jugperëndimor. Kjo pajisje e sofistikuar, që ju dha sot komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, do të ndihmojnë në zbulimin e hershëm dhe detektimin e humbjes së ujërave nga ujësjellësi. "Detektimi bëhet nga sipërfaqja e tokës, pa harxhuar fuqi punëtore dhe teknikë, me çka e rrit efikasitetin dhe efektivitetin e përgjithshëm të ndërmarrjes", theksoi zëvendës ministri i vetëqeverisjes lokale.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti mbajti edhe kryetari i komunës së Strugës, njëherit edhe president i rajonit planor Jugperëndimor, z.Ramiz Merko. Ai theksoi se në kuadër të rajonit janë realizuar një sërë projektesh, ndërsa në të ardhmen do të realizohen edhe projekte tjera. "Kërkojmë që 1% nga buxheti, të parapara me ligj për zhvillim të barabartë rajonal, të shpërndahen për atë qëllim, sepse në atë mënyrë do të kontribuojmë për zhvillimin e rajonit" - theksoi Merko.

Pajisja iu dha në shfrytëzim komunës së Strugës, Dibër dhe Kërçovë dhe do të shërbejnë për detektimin e humbjes së ujërave në të gjithë rajonin planor Jugperëndimor. Pajisjet u mundësuan me mjetet nga Qeveria e RM, përmes Byrosë për zhvillim rajonal.

_DSC0164 _DSC0174
_DSC0169 _DSC0190
_DSC0170 _DSC0177
_DSC0182 _DSC0185

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион