Projekt bazë për kanalizimin fekale

Në datë 11.01.2012, në hapësirat e Këshillit të Komunës së Strugës, përfaqësues të operatorit ekonomik Metal-Elektrik nga Shkupi (kryerësit e projektit), e prezantuan projektin bazë për kanalizim fekal për Komunën e Vevçanit dhe një pjesë nga Komuna e Strugës (vendbanimet Belicë e Poshtme, Podgorc, Oktis dhe një pjesë të Veleshtës).


Në prezantim morën pjesë kryetarët e komunave nga rajoni, përfaqësues nga ndërmarrjet publike komunale, kryetarë të bashkësive lokale nga vendbanimet e lartpërmendura dhe publiku profesional. Të njëjtët kishin mundësi të japin sugjerime dhe vërejtje në lidhje me projektin bazë.

 

_DSC0195 _DSC0202
_DSC0198 _DSC0193
_DSC0196

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион