Shfaqje teatrale

Në datë 23 dhjetor (në Strugë), 24 dhjetor në Dibër dhe 25 në Kërçovë u mbajt shfaqja teatrale në gjuhën shqipe "Shkesia". Shfaqjen kishin mundësi ta shohin të gjithë qytetarët nga rajoni planor Jugperëndimor, nga 13 komunat të cilat e përbëjnë këtë rajon.

Komedia "Shkesia", e autores Olsa Poshka, ka bazë nga motivet e kaluara, të cilat konkretisht, kanë lidhje edhe sot për të dhënë situata dhe momente komike, duke ruajtur karakterin dhe nivelin e karaktereve.

Shfaqja financohet me mjete nga projektet rajonale të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 përmes Byrosë për zhvillim rajonal.

 

teatershqip01 teatershqip03
teatershqip02 teatershqip04

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион