Punkt mobil matës

Punkt mobil matës më modern për matjen e kualitetit të ajrit ambiental u lëshua zyrtarisht në përdorim sot (28.12.2011) në Komunën e Osllomesë. Atë, simbolikisht, në funksion e lëshuan kryetari i komunës së Osllomesë, Fatmir Dehari dhe udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska. Me këtë ajri ambiental do të monitorohet gjatë gjithë ditës , me çka banorët e Osllomesë do të jenë të informuar për praninë e grimcave, përkatësisht pluhurit dhe dyoksidit të sulfurit në ajër.

Kryetari i Osllomesë, Fatmir Dehari shprehu kënaqësi për vendosjen e këtij punkti matës për ajrin, nga aspekti i reagimeve të shpeshta nga qytetarët e kësaj komune për TEC Osllomej, e cila njihet si ndotës potencial i ambientit jetësor. Dehari shpreson se tash do të kemi të dhëna të sakta për situatën me ajrin, çka është parakusht për të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur, ujit dhe tokës.

Udhëheqësja e Qendrës për zhvillim Mirjana Lozanoska theksoi se ky stacion matës, që është pjesë e projekteve rajonale, do të shërbejë në përgatitjen e studimit për kualitetin e ajrit në të 13 komunat nga i gjithë rajoni.

Shuma në lartësi prej 2,5 milion denarë për furnizimin e punktit matës është siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për mbështetje të rajoneve planore, ndërsa furnizues është "Farmahem" nga Shkupi.

Meren_5
Meren_2
Meren_1

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион