Prezantimi i Studimit të fizibilitetit

U mbajt prezantimi dhe debati publik i Studimit të fizibilitetit për bartjen e ujërave të zeza nga rajoni Gradishte deri në Shën Naum. Në datë 16.12.2011 në hapësirat e Komunës së Ohrit, përpiluesit e Studimit - firma "Hidro energo inzhinjering" dhe "Pointpro" nga Shkupi i paraqitën zgjidhjet teknike për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në këto anë të bregut të Liqenit të Ohrit.

Qëllimi i këtij projekti është të ulet degradimi i kualitetit të ujit në Liqenin e Ohrit, veçanërisht të përcaktohen dhe ofrohen zgjidhjet teknike dhe ekonomiko-financiare më të mira, të cila pastaj do të shërbejnë si bazë për realizimin e mëtutjeshëm të projektit, përmes punimit të dokumentacionit detal teknik me projekt bazik dhe ndërtimit të vet sistemit, theksoi m-r Mirjana Lozanoska.

Hapi i ardhshëm është përkthimi i studimit në gjuhën angleze, me qëllim që materiali të shfrytëzohet si argument ose dokument bazik për sigurimin e mjeteve nga donatorë të jashtëm, sidomos mundësive që i ofron komponenti i tretë i IPA fondeve të parapara për zhvillim rajonal.

 

Fizibiliti_3 Fizibiliti_1

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион