“Aj të themi edhe një”

"Aj të themi edhe një" është shfaqje teatrale e regjisorit Andrej Cvetanovski e cila si premierë do të shfaqet nga aktorët e Ohrit në 7 dhjetor në Vevçan. Shfaqja është komedi bashkëkohore me elemente groteske e cila në postmodernizëm e riciklon folklorin dhe e vendos në kontekst modern.

 

Siç thekson regjisori Cvetanovski loja do të bazohet në zbulimin e karaktereve të Maqedonisë jo si heronj, por si njerëz të zakonshëm që bëjnë gabime ashtu si të gjithë ne. Njerëz të cilët janë asgjë më shumë se ajo që jemi vet ne, thekson Cvetanovski.Shfaqja është e financuar me mjete nga projektet rajonale të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 përmes Byrosë për zhvillim rajonal.

 

Përveç në Vevçan shfaqja në 8 dhjetor do të luhet edhe në Kërçovë, ndërsa ditën tjetër në Makedonski Brod, çka është edhe një nga qëllimet e projektit për decentralizim të aktiviteteve kulturore edhe në vendbanimet më të vogla të Rajonit. Shfaqja do të jetë edhe në repertorin e rregullt në Teatrin e Ohrit.

 

 

Plakat(final_01-web

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион