Prezantimi i Studimit të fizibilitetit

29.11.2011, Strugë, në hapësirat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor u mbajt prezantimi i "Studim fizibiliteti për ujërat e zeza nga Gradishte në Shën Naum". Në prezantim ishin të pranishëm të punësuarit në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe përfaqësues nga firma Hidro Energo Inzhinjering (kryerësit të Studimit).

Në prezantim u paraqitën disa zgjidhje teknike sipas të cilave gjatë kryerjes së vetë projektit do të caktohet se cila zgjidhje është ekonomikisht më e mirë.

Në takim u ra dakord që gjatë mesit të muajit Dhjetor të organizohet prezantim publik i studimit të fizibilitetit në komunën e Ohrit në të cilën pritet të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara. Të gjitha vërejtjet konstruktive do të inkuadrohen në dokumentin final i cili do të prezantohet para Këshillit të rajonit planor nga fundi i muajit Dhjetor.

 

S7300343v
S7300344v

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион