Ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta në vizitë te Qendra

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Nevzat Bejta, sot (14.11.2011) e vizitoi Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në Strugë, me çka u interesua për funksionimin e kësaj trupe administrative në shërbim të Këshillit për zhvillim të rajonit. Në bisedën me drejtoreshën e Qendrës, Mirjana Lozanoska, ministri Bejta u informua për punët aktuale të Qendrës, me theks te detyrimet financiare që i kanë ndërmarrë komunat me qëllim që të sigurohet funksionim i plotë i këtij institucioni.

 

ministri1.jpg ministri3

 

ministri2

 

 

Ministri Bejta theksoi se komunat duhet të kenë një rol më aktiv sepse Qendra për zhvillim është një nga institucionet më vitale, në nivel të rajonit planor, e cila mund të kontribuojë në përshpejtimin e zhvillimit rajonal. Gjithashtu ai theksoi se pas vizitave të bëra në disa Qendra për zhvillim ka parë problemet me të cilat hasen ato, dhe premtoi se do të përpiqet që ato probleme të jenë të kaluara.

Gjatë vizitës dhe takimit të ministrit Bejta në Qendrën për zhvillim rajonal mori pjesë edhe Presidenti i Këshillit për zhvillim, Ramis Merko, i cili theksoi se pret që të gjitha palët e interesuara në nivel nacional dhe lokal të kontribuojnë që në mënyrë më efikase të zbatohet Ligji për zhvillim të barabartë rajonal. Sipas Merkos, Qendra për zhvillim, këtë vit, mjaft suksesshëm i realizon projektet rajonale në të cilat në numër më të madh janë të kyçur të gjithë 13 komunat nga Rajoni.

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион