Punimi i dokumentacionit teknik

Përfaqësues të firmës "Hidro Gradezhen Inzhenering", në datë 10.11.2011, e prezantuan versionin e parë të Studimit të fizibilitetit për bartjen e ujërave të zeza në vendbanimet Vevçan, Podgorc, Velesht, Oktis dhe Belicë e poshtme.

Sipas zgjidhjes së tyre do të shfrytëzohet kolektori sekondar nga Veleshta deri te stacioni pastrues i cili është i ndërtuar, dhe do të ofrojë zgjidhje të problemit për të gjitha vendbanimet në këtë pjesë të rajonit planor Jugperëndimor. Vetëm problemi i Llabunishtit nuk do të mund të zgjidhet, ndërsa problemet që i shqetësojnë banorët e Vevçanit, Podgorcës dhe një pjesë e Veleshtës, Oktisit dhe Belicës së Poshtme, do t'i përkasin të kaluarës. Me këtë zgjidhje të gjithë ujërat e zeza nga kanalizimet mblidhen në tri kolektorë, dhe të cilat do të barten deri te kolektori sekondar i cili është i ndërtuar.

 

S7300311-jpg.jpg S7300313-jpg
S7300317-jpg

 

Me zgjidhjen e këtij problemi, 90 % do të zgjidhet edhe problemi me ujërat fekale komplet për Veleshtën dhe kolektorët për Vevçan dhe Podgorc, Belicë e Poshtme. Presim që projekti është real dhe i mundshëm për realizim me një shumë të vogël të mjeteve financiare në krahasim me atë që pritej. Gjetëm zgjidhje ekonomike mjaft të lirë me të cilën do të zgjidhet komplet problemi ekologjik i cili është i theksuar shumë veçanërisht në muajt e verës kur ka koncentrik të madh të fekaleve nga Vevçani të cilat derdhen në lum, theksoi drejtori i Hidro Gradezhen Inzhinjering.

Porositës i projektit është Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, ndërsa projekti është i miratuar nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal nga thirrja për propozim projekte për vitin 2010.

 

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион