Studim fizibiliteti për ujërat e zeza nga Gradishte në Shën Naum

Operatori ekonomik Hidro Energo Inzhenering nga Shkupi do ta punojë studimin e fizibilitetit për bartjen e ujërave të zeza nga Gradishte deri ne Shën Naum në Ohër. Sot përfaqësues të operatorit ekonomik bashkë me Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor mbajtën takim iniciativ me palët e interesuara nga Ohri dhe Struga. Në mbledhje bashkërisht u konstatua nevoja që sa më parë duhet të zgjidhet problemi me ndotjen e ujërave të Liqenit të Ohrit, veçanërisht gjatë periudhës së verës ku në këtë vend rritet numri i vizitorëve.

S7300277 S7300276

Në atë aspekt u bisedua se disa variante duhet të kyçen zgjidhjet për bartje, ose pastrim lokal të ujërave të zeza. Të pranishmit ranë dakord se më së miri është të trajtohen lokalist ujërat e zeza me ndërtimin e stacioneve pastruese të vogla. Këto zgjidhje do të jenë në dobi edhe të banorëve sepse do të merret parasysh kriteri i çmimit më të ulët që do ta ndajnë banorët lokal për mirëmbajtje të sistemit.

Sipas marrëveshjes, gjatë muajve të ardhshëm, do të kalohen të gjitha fazat për përpunimin e studimit te fizibilitetit. Do të mbahet edhe debat publik me banorët lokal dhe përfaqësues nga Komuna e Ohrit, ndërmarrjes ndër-komunale nga Struga dhe Ohri "Proakva", "Niskogradba" dhe "Kanalizime dhe ujëra" nga Struga. Në fund dokumenti përfundimtar do të prezantohet edhe para Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Studimi i fizibilitetit është pjesë e projekteve rajonale të cilat Biroja për zhvillim rajonal i ka miratuar Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2010.

 

 

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион