Projekt për ndërtimin e sistemit për mbrojtje të ujërave të zeza në mikro rajonin e Kërçovës

Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor është e gatshme t'i vendos në dispozicion kapacitetet dhe burimet njerëzore për ta realizuar projektin për ndërtimin e sistemit për mbrojtje nga ujërat e zeza në mikro rajonin e Kërçovës. Ky sistem i cili i përfshin komunat e Kërçovës, Drugovës, Zajazit, Osllomesë, Vraneshticës dhe Pllasnicës, përveç rëndësisë rajonale ka edhe nacionale, sepse lumi Treska i furnizon me ujë akumulacionet Kozjak dhe Matka. Këtë e theksoi ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Abdylaqim Ademi në takimin e sotshëm në Kërçovë në të cilën morën pjesë anëtarë të Këshillit dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Takimi u thirr me qëllim që të përgatitet aplikim për shfrytëzimin e mjeteve nga komponenta rajonale nga IPA, të cilën shteti e merr nga ana e Unionit Evropian. Sipas profesionistëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, të cilët ishin të kyçur në punimin e studimit të fizibilitetit, për të përmbyllur këtë sistem janë të nevojshme 20 milion euro, dhe me këtë do të zgjidhet në tërësi problemi me ndotjen e lumit Treska.

 

Ademi theksoi se Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka përvojë në realizimin e këtyre sistemeve dhe për këtë shkak është e nevojshme gatishmëri dhe mbështetje nga komunat në kuadër të këtij mikro rajoni. Nëse të gjithë palët e interesuara kyçen në përgatitjen e dokumentacionit nuk do të ketë pengesa të shfrytëzohen mjetet e planifikuara nga komponenta rajonale e IPA për vitin 2012/13, theksoi Abdylaqim Ademi.

 

Presidenti i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Ramiz Merko pret mbështetje të plotë nga të gjithë 13 kryetarët e komunave nga rajoni me qëllim që të realizohet sistemi për trajtimin e ujërave të zeza. Merko theksoi se Qendra për zhvillim në periudhën e kaluar ka treguar rezultate të suksesshme në drejtimin me projekte, me çka edhe ky projekt sipas tij nuk ka pengesa që të mos realizohet.

 

Kryetari i komunës së Kërçovës, Bllagoja Despotovski, duke shfrytëzuar takimin me ministrin Ademi, e theksoi nevojën për intensifikim të procesit të zgjedhjes së koncesionerit i cili do të drejtojë me deponinë rajonale për mbetjet e ngurta në rajonin planor Jugperëndimor. Udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, theksoi se së pari duhet të tejkalohet problemi me përcaktimin e lokacioneve të mundshme të cilat duhet të përcaktohen bashkërisht me personat kompetent nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, dhe pastaj të vazhdojë procesi i zgjedhjes së koncesionerit potencial.

19sep2011_1
19sep2011_2
19sep2011_1.JPG

© 2011 - Центар за Развој на Југозападниот плански регион